AKTUALITET, 29 Gusht 2020, 23:12

Aksident te ”Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë, motori humb kontrollin dhe përplas automjetin, drejtuesi në spital

Aksident te ”Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë, motori humb

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e 29 gushtit tek vendi i quajtur ”Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë.

Një motor ka humbur kontrollin, ka kaluar në anën tjetër të rrugës dhe është përplasur me automjetin.

Nga aksidenti i lënduar ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital për mjekim.