TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fakultetet e Edukimit vijojnë të prodhojnë mësues të paaftë për të kryer profesionin, për të cilin kanë studiuar për pesë vite rresht.
Këtë e tregojnë qartë rezultatet e tyre në provimin e shtetit, apo atë të licencës. Më shumë se gjysma e mësuesve të rinj, të cilët janë në pritje të dokumentit, që iu lejon të kërkojnë një vend pune, ngelin në klasë që në herën e parë, duke mos siguruar dot as gjysmën e pikëve. Shifrat vijnë nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.
Sipas drejtoreshës Rezana Vrapi, 49.6% e totalit të kandidatëve janë shpallur fitues, ndërsa pjesa tjetër do të duhet ta rijapin provimin. Shanset për ta janë më shumë se pesë herë me një vendim të ri qeverie.
Mjafton të paguajnë një shifër prej 2500 lekësh më tepër (mbi bazën prej 10 mijë) për çdo herë që futen në provim që të shpallen fitues. Sipas shifrave, nga rreth 1200 kandidatë për mësues, asnjë prej tyre nuk ka arritur të marrë maksimalin e pikëve, ndërsa niveli më i ulët i kalueshmërisë vihet re te mësuesit me profil “Arsim fillor”.
Niveli i ulët i mësuesve që dalin nga auditorët ka bërë që qeveria të rrisë notën mesatare dysheme për fakultetet e edukimit nga gjashtë në shtatë. Efektet e para pritet të shihen minimalisht pas katër vitesh.
Sakaq, nga ana tjetër, ka bërë një lëshim në provimin e shtetit, duke iu dhënë mundësi pafund për të fituar licencën e mësuesisë. Më herët, një mësues kishte të drejtë për të marrë provimin deri në pesë herë, e nëse nuk arrinte të ishte kalues, shpallej i paaftë për të dhënë mësim./PANORAMA