AKTUALITET, 13 Prill 2019, 15:12

"Ka 1001 arsye për të protestuar", mijëra qytetarë shkodranë nisen drejt Tiranës

"Ka 1001 arsye për të protestuar", mijëra qytetarë


Edhe qytetarët e Shkodës i janë bashkuar protestës së opozitës, e cila do të mbahet në orën 18: 00. Mbi 10 autobusë dhe makina private janë drejt Tiranës.

Kryetari i PD Shkodër, Xhevdet Amuli tha se Shkodra çdo here ka qenë në krye të protestave, duke shtuar se, "ka 1001 arsye për të protestuar".

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar prej një muaji takime në të gjitha qytetet e vendit, ku kanë ftuar qytetarët të që bëhen pjesë e kësaj proteste. Sipas tyre, largimi i Edi Ramës, është zgjidhja për ngërçin politik dhe kthimin e ligjshmërisë në zgjedhje. Për këtë opozita kërkon zgjedhje të parakohshme.