TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sonila Meço e ftuar në emisionin ‘Late Night Show’, me Kastro Zizon foli për fëmijërinë e saj, për planet e së ardhmes, për karrierën e saj si gazetare dhe me shumë nostalgji ajo zbuloi detaje si ka qenë e vogël.
Pamja e saj ka qenë shumë ndryshe kur ishte e vogël, por Sonila pranon se tashmë këto i përkasin të shkuarës, kjo ishte një mundësi e mirë për të.
“Edhe unë kam qenë shumë e shëmtuar. Në klasë të parë fillore, unë qesh gjithmonë me prindërit e mi dhe i them ju të dy do të çoheni në Hagë bashkë me time motër.”- u shpreh Sonila.
Gjatë intervistës Sonila tregoi disa detaje interesnte nga fëmijëria e saj dhe zbuloi se ashtu si çdo fëmijë tjetër, kudo në botë ka ‘vuajtur’ nga dëshirat e mira të prindërve, siç ka qenë edhe vendosja e telave në dhëmbë.
“Duke qënë se sytë kishin numra të ndryshëm duhej që njëri të mbyllej dhe të funksiononte tjetri. Më vinin një copëz të bardhë në sy se kisha syze. Ndërkohë dhëmbët i kisha çarë e të dalë pak përpara. Prindërit menduan se ishte mosha më e mirë dhe më vendosën edhe telat. Isha një kokë më e gjatë se të tjerët. Gjithashtu është e vërtetë edhe për këpucët, se kisha motrën më të madhe dhe merrja këpucët e saj dhe i vishja. Kur mendoj dhe unë isha një stekë e gjatë me syze dhe me tela. Dhe ja ku jemi. Ka shans për të gjithë.’- shtoi Sonila në përshkrimin e saj për pamjen kur ka enë e vogël.
