TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja Alketa Vejsiu ka folur sërish për debatin e nisur disa javë më parë për fituesen e Festivalit të Këngës në RTSH, garë që u shoqërua me debat se kush do të duhej të fitonte, Arilena Ara apo Elvana Gjata.
E ftuar në studion e “Opinion”, Alketa tha se e ka mbështetur gjithë Arilenën, por për shkak të nepotizmit, ishte kundër pjesëmarrjes së saj në këtë garë.
Ajo gjithashtu tha, se dypikëshi i anëtares së jurisë, Mikaela Minga për Elvana Gjatën, është i pazbardhur ende për të. “Arilenën e kam pikasur me shall e kam mbështetur që të fitonte dhe jam krenare. Uroj që një ditë të fitoj me Lady Gagën. Kam qenë kundër që ajo të ishte pjesë e kompeticionit për të mos u prekur nepotizmin. Për të mos u kapur të tjerët. Unë kam qenë e distancuar, nuk e dija prezencën e dy anëtarëve shqiptarë që u futën në momentin e fundit. Për mua 2-pikëshi i Mikaela Mingës është e pazbardhur. Më vjen keq që Elvana dhe Arilena u zhgënjyen të dyja. Më vjen keq, ndoshta jam gabuar, s’duhet të mbaja qendrim të njëanshëm. “-tha Alketa.