TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
MC Kresha i dha fund beqarisë me partneren e tij Erzina, në një ceremoni private me miq e të afërm në Prishtinë!
Nga fotot e dasmës së papritur të gjithë dyshuan për një shtatzëni të mundshme të Erzinës dhe aludimet dolën të vërteta.
Pak pasi lajmi mori dhënë, bashkëshortja e MC Kreshës konfirmoi në Instagram-in e saj shtatëzaninë, por nuk zbuloi më tepër detaje.
Pasi dha lajmin e bukur, ajo nuk është shfaqur më në rrjetet sociale dhe për gjashtë muaj ka fshehur barkun.
Megjithatë tani Erzina nuk ka ndërmend të fshihet më. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në Instastory ku tregon barkun e rrumbullakosur.
Erzina shfaqet e veshur me tuta dhe bluzë të gjerë dhe në dorë mban një akullore si për të na treguar nepsin e shtatzënisë.
MC Kresha dhe Erzina e mbajtën lidhjen të fshehtë për një kohë të gjatë dhe sipas mediave ata kanë rreth tre vite bashkë.