LIFESTYLE, 11 Shkurt 2020, 09:53

9 vite të ndarë, Stresi dhe ish-e dashura Enxhi kalojnë pushimet në Brezovicë! Në të njëjtin resort, reperi ka një sqarim


Reperi Arkimed Lushaj është gjithmonë në qendër të mediave, që pas ndarjes me ish-gruan e tij, Kejsin. Por, ditën e djeshme Stresi ka treguar se rastësitë edhe mund të përdoren për qëllime dashakeqe. Reperi e kishte fjalën për një detaj të rastësishëm, teksa ishte për disa ditë pushimi në Brezovicë. Rastësisht në të njëjtin vend ndodhej dhe ish-e dashura e tij, ish-banorja e Big Brother, Enxhi Kamenica. Të dy personazhet kanë ndarë foto nga i njëjti restorant në Brezovicë, Che Fox. Por, menjëherë pasi të gjithë dyshuan për këtë përballje, Stresi ka ardhur me një sqarim në rrjete sociale.
 
View this post on Instagram
 

Kur njerzit perfitojn nga rastesia dhe situata un ju them inati ju shtoft edhe ma shum ????

A post shared by STRESI (@stresi) on

” Kur njerzit përfitojn nga rastësia dhe situata unë ju them inati ju shtoftë edhe ma shumë”- shkruan reperi në një postim nga vendi me Borë në Brezovicë. Ish-banorja e Big Brother një vit më parë, deklaroi lidhjen e saj me të fejuarin, i cili jeton në Mbretëri të Bashkuar. Prej vitesh ish-agjentja e infiltruar në Big Brother dhe Stresi patën një lidhje, por pa jetëgjatësi. Tashmë Stresi është në përpjekjet e tij, për t’u rikthyer me ish-gruan Kejsin, me të cilën ka një histori të gjatë dashurie.