TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Karabinierët italianë kanë arrestuar një 48-vjeçar shqiptar, të quajtur Zef Tirtja.
Ky i fundit besohet se fshihet pas disa grabitjeve në zonën e Xhenovas dhe prej disa kohësh jetonte në pyll.
Policia ka rënë në gjurmët e Tirtjas, për shkak të një telefonate që ai ka shkëmbyer me një mikun e tij, ku thekson:
“Në Itali bën shumë para me grabitje, sa të bëj edhe ca, do të rikthehem sërish në Shqipërinë time”.
48-vjeçari dyshohet se grabiste shtëpitë, teksa pronarët ndodheshin në gjumë.
Tirtja akuzohet për 27 vjedhje dhe kohët e fundit jetonte në pyll. Për shkak se shqiptari ishte shpërngulur për të jetuar në pyll, efektivët italianë i kishin vendosur nofkën “Rambo i hajdutëve”.
48-vjeçari shqiptar brenda një nate ishte në gjendje të vidhte tre ose katër shtëpi, theksojnë mediat italiane.