AKTUALITET, 14 Prill 2021, 18:14

Të rinjtë e Kamzës surprizojnë Bashën, e presin me urimin e veçantë (FOTO)

Kryedemokrati Lulzim Basha, e ka vijuar turin e fushatës elektorale në Kamëz, ku është pritur nga qindra qytetarë.

Gjatë ecjes në rrugët e qytetit, Bashës, i kërkohej nga qytetarët që të vijë ndryshimi, ndërsa kryedemokrati, i përgjigjej se ajo mund të sigurohej duke votuar numrin 9 më 25 prill.

Surprizuese për Bashën, ishte një balerolë e realizuar nga forumi rinor demokratik në Kamëz, ku shkruhej :

“Mirëseerdhe në Kamëz kryeministri i ardhshëm”.

Nga krahu tjetër Basha, nuk e fshehu gëzimin e kësaj surprize të ëmbël.