TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme në Itali pasi dhunoi gruan shtatzënë pas një debati në familje. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tyre në Modena rreth orës 19:45 sipas mediave italiane.
Shqiptari i arrestuar është 21-vjeç dhe punonte në ndërtim. Mediat italiane, bazuar te njoftimi i policisë thonë se i riu e kishte goditur gruan disa herë me shkelma dhe shuplaka pas një mosmarrëveshje në familje.
Gruaja pësoi lëndime dhe u dërgua në spitalin e Modenas nën kujdesin e mjekëve.