AKTUALITET, 14 Mars 2018, 21:08

Ishte shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 36-vjeçari

Ishte shpallur në kërkim për drogë, arrestohet

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale "Trafiku i narkotikëve", "Pastrim i produkteve të veprës penale", "Grup i strukturuar kriminal".

Më datë 14.03.2018, nga Specialistët e Sektorit të Hetimit pranë Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim

- Dino Abazi , 36 vjeç,  lindur në Dibër, dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas më datë 14.03.2018 ka ardhur i deportuar nga shteti Italian dhe pas verifikimit nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë pasi:

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 22.11.2017, ka  caktuar masën e sigurisë ''Arrest me burg'', për veprat penale  "Trafikim i lëndëve narkotikë'', ''Pastrim i produkteve të veprës penale'' dhe ''Grup i strukturuar kriminal'', të parashikuara nga nenet 283/a, 287 & 333/a të Kodit Penal.