AKTUALITET, 8 Prill 2021, 22:17

Erebara: Një grevë punëtorësh po thyhet me dhunë me ndihmën e Turqisë!  Autoritarizmi i Erdogan po eksportohet në Shqipëri

Erebara: Një grevë punëtorësh po thyhet me dhunë me


Gazetari Gjergj Erebara, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka komentuar protestën e kontrollorëve të trafikut ajror që përfundoi me arrestimin e tre prej tyre dhe zëvendësimin e punonjësve me kontrollorë turq.

Erebara tha se ngjarja është shumë e rëndë dhe se kjo grevë punëtorshë, u thye me dhunë duke u përdorur ndihma e një shteti autoritar si Turqia.

"Një grevë punëtorësh po thyhet me dhunë me ndihmën e një shteti autoritar si Turqia.

Dy javë para zgjedhjeve po diskutojmë grushte shteti, kur duhet të ishim duke diskutuar problemet e vendit, nga çështjet e strehimit, mjedisi, ekonomia. Po diskutojmë teori me komplot botëror, në një kohë ku lajmi i vetëm është që 60 punonjës janë ngritur në protestë për çështje page. Çështjet e tyre janë sindikale.

Punëtorët duhet të ngrihen në protest, për të detyruar qeverinë të zbatojë ligjin e vet. Ne jemi dy javë para zgjedhjeve dhe diskutojmë për Erdogan-in.

Autoritarizimi i Erdoganit po eksportohet në Shqipëri. Ka një rrezik që Shqipëria të mbetet në sferën e Turqisë.

Mos harrojmë që në 1 janar 2020, një qytetar është rrëmbyer në Tiranë dhe është dërguar në Turqi. Ne nuk kemi asnjë hetim për këtë. Keni parasysh i ka ndodhur një herë një qytetari turk, mund t’i ndodhë nesër sërish një shqiptari.

/TPZ.al/