AKTUALITET, 8 Prill 2021, 21:19

"Erdhën turqit"/ Avokati i kontrollorëve: Vetëm pesë shqiptarë po vijojnë punën për fluturimet emergjente

"Erdhën turqit"/ Avokati i kontrollorëve: Vetëm


Avokati i kontrollorëve të trafikut ajror, Rezart Kthupi, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV.

Ai deklaroi se tre prej kontrollorëve janë të arrestuar dhe akuzohen për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim.

Avokati shpjegoi se vetëm pesë prej kontrollorëve shqiptarë vijojnë punën për fluturimet emergjente, ndërsa stafi tjetër janë turq.

"Janë arrestuar tre prej kontrollorëve, për shpërdorim detyre, e kryer në bashkëpunim", tha ai.

Ai tha se nuk ka informacion nëse turqit që kanë mbërritur, kanë licensë nga institucionet shqiptare, sepse pa këtë license ata nuk mund të operojnë.

"Për të operuar, duhet që kontrollori të marrë licensë shtesë, dhe në mungesë të licensës nuk është e mundër të operojnë.

Edhe kur kontrollorët paraqiten në punë nuk lejohen të hyjnë në punë.

Janë rreth 5 kontrollorë shqiptarë, që kanë patur pozicionë drejtuese, që po vijojnë fluturimet e emergjencës", tha avokati.

Pjesë nga biseda: 

Gjergj Erebara: Si arritët të lidheni me punonjësit e kompanisë? Si ju vunë ju në pozicionin e avokatit të sindikatës? Si qëlluat në këtë pozicion?

Avokati Kthupi:  Ka qenë një njohje miqësore me disa nga kontrollorët.

Erebara: Kontrollorët kanë krijuar një grup formal sindikal?

Avokati: Është sindikatë e regjistruar në gjykatë.

Arjan Cani: Kjo që ndodhi në rinas, ndalimi i kontrollorëve, deri ku do ta çoni cështjen? Do të kërkoni dëmshpërblim? A është i paligjshëm shoqërimi i tyre?

Avokati: Do të vendosin ata sa do ta luftojnë. Është shumë herët për të folur. Është dita e parë e hetimit.

Erebara: Si e kanë kaluar natën në komisariat. Kanë patur ushqim, ujë?

Avokati: Nuk mendoj se të jep mundësi të flesh gjumë, me 20 vetë.

Erebara: Mund të na përshkruash se si është ndalimi gjatë natës?

Avokati: Organet kanë të drejtë të bëjën shoqërim deri në dhjetë orë dhe të marrin në pyetje.

Erebara: Si e vlerësoni faktin se është zgjedhur ora 11:30 të natës?

Avokati: Sipas shkresës ishte për shkak të rrezikut të lartë… Ndërkohë kontrollorët kanë qenë të sujveruar nga persona të caktuar brenda ambjenteve të hotelit.

/TPZ.al/