AKTUALITET, 8 Prill 2021, 21:49

Klodian Tomorri: Teza e grushtit të shtetit nga Meta dhe Berisha, është qesharake!

Klodian Tomorri: Teza e grushtit të shtetit nga Meta dhe Berisha,


Klodian Tomorri, gazetari i MCN TV, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", e quajti "qesharak" pretendimin e Ballukut dhe qeverisë, se ka patur tentativë për grusht shteti, nëpërmjet kontrollorëve të trafikut ajror.

Ndërsa kryeministri Rama, e vendosi gishtin mbi Sali Berishën dhe Ilir Metën, si organizator të kësaj ngjarje, me qëllim "rrëzimin e qeverisë".

"Teza e grushtit të shtetit është qesharake. Nga 70 kontrollorë, vetëm 5 janë në punë. Sa është probabiliteti që 65 të jenë të kontrolluar nga Meta apo Berisha, kur ai institucion është qeverisur prej vitesh nga vetë socialistët> Është një tezë që nuk meriton të merret me seriozitet", tha Tomorri.