AKTUALITET, 8 Prill 2021, 20:37

“Është në dorën tuaj”, Basha thirrje shqiptarëve: Vazhdoni në të njëjtën rrugë, ose sillni ndryshimin dhe të bashkohemi në BE!

“Është në dorën tuaj”, Basha thirrje
Kryedemokrati Lulzim Basha, i ka bërë edhe njëherë thirrje shqiptarëve të votojnë Partinë Demokratike, pasi sipas tij, është rruga e vetme që Shqipëria të futet në shinat e Bashkimit Evropian dhe të përmirësohet jeta e qytetarëve. Përmes një postimi në “Facebook”, Basha thotë se është në dorën e popullit, nëse duan të sigurohet një e ardhme më e mirë për Shqipërinë. “Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Në 25 Prill do të zgjidhni: të vazhdoni në të njëjtën rrugë, ose të sillni ndryshimin dhe të bashkoheni me BE për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve. Është në dorën tuaj- Votoni PD dhe së bashku do të sigurojmë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë!”, shkruan Basha.

Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Në 25 Prill do të zgjidhni: të vazhdoni në të njëjtën...

Posted by Lulzim Basha on Thursday, April 8, 2021