AKTUALITET, 21 Dhjetor 2019, 15:53

Sherr mes shoferëve në Korçë, plagoset me kaçavidë njëri prej tyre

Sherr mes shoferëve në Korçë, plagoset me

Një sherr ka ndodhur pak minuta më parë mes shoferëve të furgonëve, në qytetin e Korçës.

Nga sherri ka mbetur i plagosur një prej shoferëve, i cili është goditur me kaçavidë dhe mjete të tjera.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Zjarrfikësja”, në qytetin e Korçës, ku shkak i sherrit dyshohet se ka qenë orari i nisjes së furgonëve.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e plotë të sherrit.