TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:45, në rrugën “Konferenca e Pezës”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka dyshime që shtetasi me inicialet G. V., ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin G. B., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Është bërë shpallja në kërkim e shtetasit G. V dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.