AKTUALITET, 7 Shtator 2021, 16:18

Po ngjitej me motoçikletë buzë lumit Shushicë, rrëzohet dhe humb jetën turisti anglez

Po ngjitej me motoçikletë buzë lumit Shushicë,

Një turist anglez ka humbur jetën këtë të martë në Gjirokastër gjatë një udhëtimi me motoçikletë në fshatin Vllahi.

Policia bën me dije se shtetasi i huaj me iniciale A.R. 49 vjeç ka qenë duke zhvilluar hiking me motoçikleta, ku aksidentalisht si pasojë e terrenit të vështirë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin e tpit “Husqvarna” dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

“Sot, rreth orës 14:50, në fshatin Armen, Selenicë, duke zhvilluar hiking me motoçikleta ( nisur nga Gjirokastra e duke vijuar udhëtimin në fshatin Vllahinë) konkretisht buzë lumit Shushicë, shtetasi anglez A. R, 49 vjeç, aksidentalisht si pasojë e terrenit të vështirë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin e tpit “Husqvarna” dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.