TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arben Dyla, drejtues i prokurorisë së Lushnjes, i cili u gjet në zyrën e Fatos Tushes në momentin e arrestimit të kryebashkiakut doli këtë të martë në seancë dëgjimore publike para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupa relatoi probleme të shumta me pasurinë e prokurorit ndërsa rezultoi se ishte vettuar vetëm në një kriter.
Në momentin e ndalimit të Tushes burime pranë SPAK thanë se prokurorit iu sekuestrua celulari, por pasi iu këqyr i është rikthyer. Ende nuk dihet nëse SPAK po heton prokurorin për përfshirje me Tushën.
Dyla e ka filluar karrierën e tij si prokuror në vitin 2001 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat. Në vitin 2008 ai është transferuar për të kryer funksionin në Prokurorinë e Lushnjes.