AKTUALITET, 10 Dhjetor 2019, 15:15

“Shërbëtor besnik i maxhorancës”- PD reagon për seancën gjyqësore ndaj Salianjit: Mafia po ndëshkon denoncuesin

“Shërbëtor besnik i maxhorancës”- PD reagon për


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho në një deklaratë për mediat hodhi akuza drejt prokurorit Kolë Hysenaj, se vendimet e tij për dosjen “Babale” janë politike.

Spaho theksoi se prokurori Hysenaj është një shërbëtor besnik i maxhorancës dhe mendon të kalojë vettingun duke luftuar drejtuesit e PD.

Me tej Spaho theksoi se me gjyqin e sotëm shqiptarët panë se si trafikantët, mafia në bashkëpunim me politikën po përpiqen të dënojnë denoncuesit.

“Sot rezultoi se viktima kryesore e këtyre hetimeve paska qenë Xhafaj.

Konkluzionin e konfirmoi edhe avokati i tij. Akuzë e mbrojtur nga prokurori politik, Hysenaj, shërbëtor besnik i mazhoranxcës që mendon të kalojë vettingun duke luftuar ashpër PD dhe drejtuesit e saj.

Kjo prokurori do duhet të kishte përfunduar hetimin se si u larguan Geron Xhafaj brenda 24 orëve në Itali?

Të kishte hetuar ekspertizës që bëri kryeministri dhe deklaroi se ishte regjistrim falso?

Me gjyqin e sotëm pamë se si trafikantët, mafia na bashkëpunim me përpiqen të dënojnë denoncuesit.

Ata që sakrifikojnë edhe interesin personal në interes të vendit dhe të kësaj shoqërie”, tha Spaho.