TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Grupi F do të përmbyllë mbrëmjen e sotme fazën e grupeve, teksa Interi dhe Dortmundi janë në kërkim të një bilete për në fazën më emocionuese të Ligës së Kampionëve.
Zikaltërit presin në “San Siro-n” e tejmbushur Barcelonën. Katalanasit janë të relaksuar teksa kanë siguruar kualifikimin, ashtu si edhe vendin e parë në grup.
Madje, tekniku Ernesto Valverde ka pasur luksin të lejë pushim Mesin e Pike, ndërsa ka udhëtuar në Itali me shumë lojtarë nga akademia.
Në këtë formë, Interi i Antonio Kontes ka mundësinë e artë për t’u kualifikuar. Nga ana tjetër, Dortmundi i cili është në kuotën e shtatë pikëve, po aq sa Interi, kërkon një favor nga Barcelona.
Verdhezinjtë përballen me Sllavian e Pragës në shtëpi, mirëpo në rast se blaugranët nuk i marrin pikë Interit, atëherë pavarësisht fitores në ndeshjen e tyre, mbeten në vendin e tretë dhe vazhdojnë aventurën në Europë vetëm në Ligën e Europës.
Kjo për shkak se Interi iu ka shënuar dy gola në shtëpi, ndërsa Dortmundi i ka shënuar italianëve një. Kështu, gjermanët nuk e kanë fatin në duart e tyre.
Ndeshjet:
21:00 Inter- Barcelona
21:00 Dortmund- Sllavia Pragë