TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në përfundim të seancës sotme gjyqësore, Ervin salianji ka thënë para gazetarëve se dënimi që ka kërkuar sot Prokuroria është një masë e kërkuar ndaj tij që nga dita kur ka bërë publikimet e dosjes “Babale”.
“Unë jam bërë në Prokurori si njëri prej jush ku paraqitem dhe raportoj, organi i akuzës ka cituar një akt duke mos marrë asnjë provë në shqyrtim nga ato që kemi depozituar.
Prokuroria politike në vend që të dënojë ata që janë marrë me drogë dhe korrupsion, merren me ata që denoncojnë.
Sot nuk u kërkua dënimi im, dënimi im është kërkuar që në momentin kur kam bërë publikimet. Askush nuk mund të më pengojë dhe kërcënojë me këshillat personale të Partisë Socialiste”, tha Salianji.