AKTUALITET, 30 Nëntor 2019, 12:30

Shënohet viktima e parë nga tërmeti në Tiranë, ndërron jetë në spital vajza 20 vjeçare

Shënohet viktima e parë nga tërmeti në Tiranë,


Ka ndërruar jetë 20-vjecarja e cila ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, pas tërmetit të 26 nëntorit, duke e çuar në 51 bilancin e viktimave.

20-vjeçarja është viktima e parë që shënohet në kryeqytet, nga tërmeti shkatërrimtar.

Burime nga spitali i traumës konfirmuan për ‘BalkanWeb’ se 20 vjeçarja nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të marra, ndërsa transporti i saj jashtë shtetit ishte i pamundur.