AKTUALITET, 11 Dhjetor 2020, 15:30

Shënohen 13 viktima e 590 raste të reja nga koronavirusi për 24 orë në Kosovë

Shënohen 13 viktima e 590 raste të reja nga koronavirusi për 24

Në 24 orët e fundit në Kosovë u konfirmuan 13 viktima dhe 590 raste të reja me koronavirus.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani përmes një konference për media.

“Gjatë 24 oreve të fundit janë testuar 1775 pacientë, prej tyre 590 rezultojnë pozitive, ndërsa 13 qytetarë kanë humbur jetën.”, tha Ramadani.