TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kylian Mbappe ka edhe një vit kontratë me PSG, rinovimi nuk po vjen, Real Madrid monitoron me kujdes situatën, teksa tifozët francezë shpresojnë që ylli i skuadrës së tyre të zemrës të mos largohet.
Shumë paqartësi ka rreth së ardhmes së sulmuesit 22-vjeçar, por prononcimi i fundit i Mbappe për revistën zyrtare të PSG ka ngrohur tifozët e nënkampionëve të Francës.
“Ëndrra ime më e madhe është të fitoj Champions League me PSG, do të ishte e jashtëzakonshme“. Deklaratë që të paktën mund të shtyje largimin në këtë sezon nga ekipi ku bën pjesë prej vitit 2018.
PSG nuk e ka fituar kurrë trofeun prestigjioz. Drejtuesit kanë afruar në skuadër emra si Sergio Ramos, Donnarumma, Hakimi dhe Wijnaldum.
Nën urdhrat e Mauricio Pochettinos pritet të vendoset edhe Paul Pogba. PSG shihet si favoriti kryesor për fitimin e Champions, diçka që shtyn Mbappe të mos largohet