TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edy Reja ka një më shumë se një arsye për të kaluar një verë të qetë, për të rifreskuar idetë dhe për të gjetur një zgjidhje fituese për sfidat e shtatorit.
Legjionarët kuqezi, të shpërndarë kudo në Europë, por dhurojnë paraqitje fantastike, aq sa mund ta kenë vendosur në siklet trajnerin e Kombëtares.
Duke nisur nga Rey Manaj, për të vijuar me Myrto Uzunin dhe së fundmi Armando Broja, ofensiva kuqezi thjeshtë po kalon një moment magjik.
I radhës që po lë gjurmë në futbollin e madh është pikërisht sulmuesi i Chelsea. 20-vjeçari u rikthye tek blutë pas një viti huazim tek Vittese dhe po bën gjithçka për të bindur trajnerin Thomas Tuchel të mos e lëshojë sërish në huazim.
Në miqësoren e radhës, atë kundër Bournemouth, sulmuesi kuqezi u aktivizua në pjesën e dytë dhe i mjafton pak minuta në fushë për të shënuar golin e barazimit për Chelsea.
Broja tregoi instinkt të pastër, kontroll shumë i mirë i topit në zonë dhe një finalizim i akullt. Ky ishte goli i dytë i Broja në dy miqësoret e fundit.
Mediat britanike vijojnë ti kushtojnë faqet e para sulmuesit kuqezi, duke e konsideruar si sulmuesin e të ardhmes për blutë, gjithashtu tifozët kërkojnë me ngulm që Brojës ti jep një mundësi me ekipin e parë këtë sezon.