SPORT, 28 Korrik 2021, 10:29

“Tundi” rrjetën vetëm dy herë, përfundon aventura e Armando Sadikut tek Bolivar

Armando Sadiku nuk është më lojtar i skuadrës së Bolivarit dhe tashmë mbetet një lojtar i lirë.

Ka zgjatur shumë pak aventura e tij me skuadrën e njohur nga Bolivia, rreth gjashtë muaj pas transferimit nga Erzurumspori.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi i Bolivarit me anë të një postimi në rrjetet sociale ku njoftojnë se kanë arritur akordin e prishjes së kontratës me sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Sipas asaj që raporton iberikja “El Desmarque”, 30-vjeçari elbasanas mund të vazhdojë karrierën e tij në Spanjë më konkretisht tek skuadra e Las Palmas, e cila militon në kategorinë e dytë spanjolle.

Sadiku në 15 ndeshje me Bolivarin, mundi të tundte rrjetën vetëm dy herë.