AKTUALITET, 29 Qershor 2021, 12:05

Shengeni Ballkanik/ Rama, Vuçiç e Zaev diskutojnë për heqjen e barrierave dhe lëvizjen e lirë. Kosova nuk ndryshon qëndrim

Shengeni Ballkanik/ Rama, Vuçiç e Zaev diskutojnë për

Ashtu si ishte parashikuar, tre liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluan sot një konferencë on line, ku diskutuan mbi Minishengenin Ballkanik.

Në këtë video konferencë ishin të pranishëm, kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç si edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Mediat serbe raportojnë se bashkëbiseduesit në këtë takim on line, ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por gjithashtu që Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq, pasi rajoni është i rrethuar nga kufijtë e BE-së dhe vendet që aspirojnë anëtarësimin ndajnë vlerat e përbashkëta Evropiane.

Kosova nuk ishte e përfaqësuar në këtë takim, pasi edhe më herët është shprehur se nuk e njeh “Shengenin Ballkanik”.