AKTUALITET, 29 Qershor 2021, 08:44

Sot temperaturat deri në 38°C, mësoni parashikimin e motit për sot

Sot temperaturat deri në 38°C, mësoni parashikimin e motit

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masat ajrore të thata dhe të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare në mesditë përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – Veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug fiton shpejtësi deri në 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 22/37 Diell

Kukës 20/34 Diell re

Lezhë 21/36 Diell re

Dibër 18/34 Diell re

Durrës 23/36 Diell

Tiranë 23/37 Diell

Elbasan 22/37 Diell

Berat 17/38 Diell

Vlorë 19/34 Diell

Korçë 18/33 Diell re

Gjirokastër 15/38 Diell

Sarandë 20/35 Diell.