AKTUALITET, 29 Qershor 2021, 10:31

Raporti i OKB për drogat, reagon Braimllari: Rilindja mbolli krim dhe drogë në vend

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari deklaroi sot se Rilindja nxin vendin në çdo raport ndërkombëtar.

Duke iu referuar raportit të OKB për drogat, sipas të cilit Shqipëria është e para në Europë për kanabisin, Braimllari shkruan se përdorimi i pushtetit monist të Rilindjes nuk ka të bëjë me hapjen e vendeve të punës, me zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e biznesit, me punësimin e të rinjve, por ka një mision të nxijë vendin në raportet ndërkombëtar.

Postimi i plotë:

Rilindja nxin vendin në çdo raport ndërkombëtar.

Rilindja mbolli krim dhe drog në vend.

“Raporti i OKB-së për drogat 2021: Shqipëria e para në Europë për kanabisin, ia kalon Spanjës e Holandës, “cikël i mbyllur” biznesi”

Raporti i OKB për drogat konfirmon se Shqipëria është e para në Europë dhe e gjashta në botë për vend origjine të kanabisit.

Përdorimi i pushtetit monist të Rilindjes nuk ka të bëjë me hapjen e vendeve të punës, me zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e biznesit, me punësimin e të rinjve, por ka një mision të nxijë vendin në raportet ndërkombëtar.