TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për situatën politike, zgjedhjet e 25 prillit dhe COVID-19.
Shehi thotë se qeveria nuk duhet në asnjë mënyrë të bllokojë punën dhe arsimin pasi kjo do të ishte fatale për ekonominë shqiptare. Ai tha se Rama nuk duhet të refuzojë më planin e Bashës dhe ta zbatojë pasi aty janë pikat elementare për përballimin e krizën nga pandemia.
Sa i përket liderit opozitar, Shehi theksoi se Basha po sillet normalisht, po merret me problemet reale dhe po ndjek një politikë moderne, teksa shton se tashmë ka një përgjegjësi të madhe dhe pas 25 prillit i takon të jetë kryeministër i Shqipërisë.
Për të, Rama do të ndëshkohet nga votuesit në zgjedhje dhe ka për të marrë humbjen më të madhe që ka marrë ndonjëherë në karrierën politike.
PJESË NGA INTERVISTA
PYETJA: Si i komentoni konferencat e njëpanjëshme të z.Basha?
SHEHI: Unë gjykoj që Basha ka bërë një hap përpara, po bën politikë moderne. Nëse do mbetemi tek ky rrethi vetëm politikë më shaj mua, shan atë. Ne duhet të merremi me realitetin konkret. Basha po i përgjigjet. Ka bërë jashtëzakonisht mirë nga ajo tymnaja me premtime qiellore tek realitet, pasi disa punë mund të bëhen. Kur mund të bëhen? Kur të kemi qeverisje normale. Po si mundet të bëhen këto kur 2/3 e parave shkojnë për PPP.
PYETJA: Rama do mandatin e tretë. Sa favorizuese është situata për kryeministrin?
SHEHI: Ai mund të mendojë për mandat të tretë, se i ka marrë të gjitha. Edhe Enver Hoxha ndejti nja 40 vite. I bie ka marrë 10 mandate. Edhe Rama ka bërë lidhjet për shpresën për mandat tjetër.
Pas largimit tonë ai s’është më parlament. Kam idenë që është më keq se këshilli i PS. Në skemën e vet, në ekuacionin e Ramës i ka futur gjithë faktorët. Në fakt ky do pësojë humbjen më të madhe që ka pasur ndonjëherë. Ky është njeriu më i dështuar. S’kam qenë as me qeverinë e vjetër, dhe s’besoj se ishte shkëlqim. Për mua s’ka qenë, por i bëri disa herë. U futëm në Europë, hapëm pjesën e parë të negociatave, hoqëm vizat, u bënë nja dy tunele të mëdha autostrada. U shtruan disa rrugë, u rritën rrogat. Ra njëçik emigracioni. U kurbua edhe bota e krimit. U mbillte drogë, por në Lazarat, jo mbrapa Dajtit. Kaq sa numërova, kam dëshirë t’i numëroj dhe për këtë qeveri po s’i gjej dot.
PYETJA: A është gati opozita të vijë në pushtet? Kryemadhi tha që tashmë janë ndarë dhe rolet brenda opozitës, madje që kryeministër do jetë Lulzim Basha.
SHEHI: Sigurisht që është gati. Jo vetëm se duhet të vijë se erdhi koha të ndërrohet pushteti. Z.Basha ka një pëgjegjësi të madhe, falë zotit ka dëshirë të madhe. I takon. Është përfaqëues i partisë më të madhe. Opozitës. Ka detyrim ta bëjë. Të vazhdojë politikën e qendrës së djathtë qe e kemi nisur ne 30 vite më parë, kur s’ishte Basha. Nuk ka vetëm idenë për rotacion, por shumë më të thellë. Tepsinë e Ramës do e kthejmë përmbys, nuk do rrotullohet shumë. Besoj që do ndëshkohet nga votuesit Rama. Prap nuk e shpëton gjë. Dështimi ka qenë i tij. Të na thotë ky z.Rama çfarë ka bashkuar dhe çfarë tuneli ka bërë. Shëndetësinë e kemi parë, arsimin e kanë parasysh të gjithë, emigracioni po sepse po ikin të rinjtë e shkolluar. Ka mungesë shprese. Po kush ja ka bërë Basha? Rama e ka bërë. Jemi jashtë Europës. Këto 8 vitet e fundit jemi prej Ramës.
PYETJA: Rama thotë se Meta është kryetar i opozitës, çfarë mendoni?
SHEHI: Tezë reaksionare e ushqyer nga Rama. Opozita e ka kryetarin goxha të mirë. Jo vetëm të mirë por edhe të merituar. Të dëgjosh një tezë që, Presidenti po luan rolin e vet. Është në rolin presidencial pasi po mbron kushtetutën dhe Presidencën. Dhe e bën mirë pasi po i mbron mirë. Ka dhe momente devijimi, frazë më tepër, patetizëm, mua s’më pëlqen personalisht por është me karakter kjo.
Në sensin politik është normale. Ja jep ligji. Pastaj a është Meta kryetar i opozitës? A është opozitar kryesor? Është tezë reaksionare që e ushqen Rama. Zgjedhja e shqiptarëve është mes të majtës dhe të djathtës. Nga ana politike. Nga ana organizative hajde të diskutojmë. Kurse nga ana njerëzore kemi Ramën që di të gjitha dhe që vjedh për qejf, dhe Bashës që është pa protagonizëm, normal, i rregullt për shtetin dhe nuk i hipën përsipër ligjit. Basha do bëjë mirë të rrijë poshtë ligjit, kurse këta le të vijojnë, sidomos ky Rama. Dita të kthehemi njerëzve normal. Ky Basha e bën normalisht.