AKTUALITET, 16 Tetor 2020, 14:06

Agjencitë perëndimore: Shërbimi sekret rus helmoi Navalny

Agjencitë perëndimore: Shërbimi sekret rus helmoi Navalny


Agjencitë perëndimore të sigurisë kanë arritur në përfundimin se lideri rus i opozitës Alexei Navalny u helmua nga shërbimi sekret rus (FSB), duke drejtuar në këtë mënyrë gishtin nga Kremlini për sulmin.

Sipas The Guardian, lajmi u është komunikuar Londrës, Berlinit dhe Parisit. Ata gjithashtu mbështesin vendimin e Britanisë dhe BE-së për ti vendosur sanksione shefit të FSB, Alexander Bortnikov.

Udhëheqësit europianë kanë akuzuar vazhdimisht shtetin rus si përgjegjës për helmimin e Navalny në gusht. Burimet perëndimore të sigurisë, megjithatë, janë të sigurt për akuzën ndaj FSB-në, thanë se është e vështirë të vërtetohet.

Kremlini ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje duke dhënë madje edhe shpjegime të ndryshme për sëmundjen e Navalny, përfshirë edhe pretendimin se ai helmoi veten.

Navalny u ndje keq në 20 gusht gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë.

Më pas ai u dërgua në Berlin tre ditë më vonë. Lideri i opozitës e ka akuzuar Putinin si personin i cili fshihet pas helmimit të tij.

Në një intervistë të fundit ai tha se vetëm dy agjenci ruse mund ta kenë helmuar- FSB e Bortnikov ose shërbimi i inteligjencës së huaj SVR, i drejtuar nga Sergei Naryshkin.