TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas dhunës së ushtruar nga policia ndaj studentëve protestues në Tiranë, duke e cilësuar ndërhyrjen ndaj të rinjve terror të narkoshtetit.
“Stop terrorit të banditëve të narkoshtetit ndaj studentëve guximtarë! Nderim studentëve misionarë!”, shkruan Berisha në reagimin e tij në rrjetet sociale.
Kreu i PD-së shpreh solidaritetin për studentët e dhunuar nga policia gjatë protestës së kësaj të marte, duke dënuar ashpër ndërhyrjen ndaj tyre. Berisha e cilëson qëndresën e të rinjve një akt guximi, ndërsa në reagimin e tij publik, ngre zërin kundër dhunës policore ndaj studentëve protestues.