AKTUALITET, 18 Prill 2021, 11:57

Digjet makina e kryetarit të grupseksionit të PD-së në Vaun e Dejës

Digjet makina e kryetarit të grupseksionit të PD-së në Vaun


Makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të bashkisë Vau i Dejës, Ariston Drinit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 të mëngjesit të sotëm. Drini ka deklaruar se ka dëgjuar fillimisht një shpërthim e më pas ka parë automjetin në flakë.

Automjeti ka qenë i parkuar para banesës. Policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje ndërsa kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit.

Ai ka mohuar të kishte konflikte apo probleme. Ndërsa policia mes pistave të hetimit ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.