AKTUALITET, 18 Prill 2021, 12:49

‘300 familje në Suç kërkojnë të kenë një shkollë funksionale’, Dhurata Çupi: Me Partinë Demokratike në qeveri fëmijët do të kenë kushte moderne

‘300 familje në Suç kërkojnë të kenë


Kandidatja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka denoncuar se në qarkun e Dibrës fëmijët kanë mbetur pa shkollim. Ajo ka ndarë disa foto nga shkolla, ku përkrah tyre shkruan se 300 fëmijë dhe mësues janë shpërndarë në fshatra të tjerë, pa u dhënë familjeve asnjë shpjegim çfarë po bëhet me shkollën.

Ndër të tjera, ajo shton se 300 familje në Suç kërkojnë me këmbëngulje të kenë shkollën funksionale sa më shpejt. Me Partinë Demokratike në qeveri Çupi shkruan se shkolla jo vetëm do të ndërtohet me shpejtësi, por fëmijët do të kenë kushte moderne për të mësuar dhe paga më e ulët për mësuesit do të jetë 700 euro.

POSTIMI:

Braktisja e qeverisë ndaj banorëve të qarkut Dibër dhe aferat korruptive me tërmetin nuk kanë kursyer as fëmijët. Në ish komunën Suç të Klosit, shkolla është mbyllur si e dëmtuar nga tërmeti që prej shtatorit të kaluar. 300 fëmijë dhe mësues janë shpërndarë në fshatra të tjerë, pa u dhënë familjeve asnjë shpjegim çfarë po bëhet me shkollën.Për shkak të mbylljes së papritur të shkollës shtatorin e kaluar, gati 1 vit pas tërmetit, prindërit e nxënësve dyshojnë për një aferë korruptive në kurriz të fëmijëve të tyre. Janë rreth 300 familje në Suç që kërkojnë me këmbëngulje të kenë shkollën funksionale sa më shpejt. Ne nuk do t’i lëmë fëmijët në duart e matrapazëve të tërmetit. Me Partinë Demokratike në qeveri, shkolla jo vetëm do të ndërtohet me shpejtësi, por fëmijët do të kenë kushte moderne për të mësuar dhe paga më e ulët për mësuesit do të jetë 700 euro.

Ndryshimi i vërtetë nis me votën tonë! Dilni masivisht në votime për familjet tuaja dhe votoni 9, votoni PD.