TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë tërhequr nga Këshilli i OKB-së Për Të Drejtat e Njeriut, duke e quajtur atë "një pellg të paragjykimeve politike".
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, u shpreh se ky organ "hipokrit dhe egoist, është një tallje për të drejtat e njriut".
Ky organ i OKB-së, u themelua në vitin 2006, por është kritikuar për shkak të pjesëmarrjes së vendeve me rekorde të dyshimta sa i përket të drejtave të njeriut. Megjithatë, aktivistët shprehen se vendimi i SHBA-së, mund të dëmtojë përpjekjet për të monitoruar dhe adresuar abuzimet me të drejtat e njeriut në mbarë botën.
Ambasadorja Haley, lajmëroi vendimin e SHBA-së për tu tërhequr nga këshilli, në një konferencë për shtyp, sëbashku me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, i cili e quajti këshillin "një mbrojtës i dobët i të drejtave të njeriut".
Burimi: BBC
/TPZ.AL/