TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një numër rekord víktimash të shkaktuara nga koronavirusi.
Në bazë të dhënave të pasqyruara në Worldometers, rezulton se deri më tani, si pasojë e Covid-19 në vend kanë humbur jetën 100,030 persona.
Ky është bilanci më i lartë i viktima i regjistruar deri më tani në botë. Në vendin e dytë me numrin më të lartë të víktimave radhitet Britania e Madhe me 37,048 víktima ndërsa në vendin e tretë radhitet Italia ku numërohen 32,955 viktima si pasojë e virusit.
Kujtojmë këtu se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se Amerikat janë tashmë epiqendra e re e pandemisë së koronavirusit. OBSH vë në dukje rritjen e shpejtë të rasteve në Amerikën Qendrore dhe ate Jugore.
Po ashtu, situata kritike duket edhe në Rusi ku brenda ditës u regjistruan +174 víktima nga koronavirusi si dhe 8,915 raste të reja.