AKTUALITET, 11 Janar 2020, 23:50

SHBA/ Nëntë të vdekur si pasojë e motit të keq

SHBA/ Nëntë të vdekur si pasojë e motit të keq

Të paktën katër persona kanë humbur jetën, më shumë se një mijë fluturime janë anuluar dhe me mijëra vetë kanë mbetur pa energji elektrike në pjesë të ndryshme të shtatë shteteve, nga Teksasi në Miçigan, si pasojë e një stuhie masive dëbore, që u shoqërua të shtunën edhe me breshër.

Sipas ekspertëve "rreziku i vërtetë pritet të vijë nga erërat e forta dhe akumulimi i akullit".

Pasditën e së shtunën rreth 200 mijë shtëpi e biznese vazhdojnë të jenë pa energji elektrike në Teksas, Luizianë, Misisipi, Arkansas, Tenesi, Ilinois dhe Miçigan, pasdites e shtunës./VOA/