AKTUALITET, 12 Mars 2021, 15:05

SHBA/ Dy makina përfshihen në aksident. Të paktën pesë të vdekur,katër prej të cilëve fëmijë

SHBA/ Dy makina përfshihen në aksident. Të paktën pesë


Të paktën pesë persona, përfshirë katër fëmijë, kanë mbetur të vdekur në një aksident të tmerrshëm që ka ndodhur në Florida të SHBA.

Mediat e huaja tregojnë se dy persona të rritur janë dërguar në spital pas aksidentit të ndodhur në Orlando. Një makinë u shkëput në dy pjesë nga fuqia e goditjes, shkruan Fox News.

“Siç mund të imagjinoni, një skenë shumë e tmerrshme për të gjithë që janë përfshirë. Ende jemi duke u përpjekur t’i identifikojmë viktimat dhe të shohim se çfarë lidhje kanë pasur mes vete, por besojmë se është tërë familja”, u shpreh një zëdhënëse e njësisë policore.

Sipas autoriteteve, nga forca e madhe e përplasjes, disa persona brenda një makinë kanë dalë jashtë.

Policia theksoi se në makinën e aksidentuar kishte vetëm 5 vende për t’u ulur, por në të vërtetë, aty

ishin ulur gjashtë persona. Mësohet se dy shoferët i kanë mbijetuar përplasjes së rëndë, por ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ndonëse identiteti dhe mosha e saktë e viktimave nuk janë bërë të ditura, hetuesit besojnë se tre fëmijë që vdiqën në aksident kanë qenë nën moshën 10-vjeçare.