AKTUALITET, 12 Mars 2021, 14:11

Përplasja te selia e FRD, reagon PD: Akt brutal i urdhëruar nga Edi Rama!

Përplasja te selia e FRD, reagon PD: Akt brutal i urdhëruar nga Edi

Partia Demokratike ka dënuar atë që e konsideon si akt brutal dhe të urdhëruar nga Edi Rama për nxjerrjen nga selia të FRD-së që drejtohet nga Sali Shehu.

“Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët”, thuhet në deklaratën e selisë blu.

Deklarata e plotë e PD:

Partia Demokratike dënon aktin brutal, të urdhëruar nga Edi Rama kundër partisë Fryma e Re Demokratike.

Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë.

Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët.

Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur.

Në 25 prill , pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund! Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin!