AKTUALITET, 12 Mars 2021, 12:56

Lulzim Basha: 25 prilli do të jetë dita e çlirimit edhe për gratë socialiste

Lulzim Basha: 25 prilli do të jetë dita e çlirimit edhe

Lideri i opozitës Lulzim Basha deklaroi se vendimet e reja në qeverinë shqiptare do të jenë vendime që do të ndihmojnë gratë dhe vajzat.

Në përfundim të këtij takimi të zhvilluar në Durrës, Basha u shpreh: “Jam krenar që kemi ekipin më të mirë që përfaqëson gratë dhe vajzat”.

Në 25 prill dua t’ju ftoj të bëheni pjesë masive e procesit të votimit dhe të bëheni bashkë për ndryshimin, vetëm se vendit i mungon një plan vizionar, por sot ka një plan konkret dhe të zbatueshëm për luftën kundër korrupsionit.

“Në programin tonë në të nesërmen do t’i mundësojë çdo vajze shqiptare të ndjekë ëndrrën e saj.

Problemi kryesor qëndron tek paragjykimi. Legjendare janë poshtërimet te grave socialiste në korridoret e pushtetit sot. 25 prilli do të jetë dita e çlirimit edhe për to.

Më prekin dhe emocionojnë përpjekjet e grave edhe në sektorin privat. Po ashtu kemi braktisjen më të madhe të vendit.

Punësimi i grave është një tjetër shtyllë e rëndësishme pas arsimit në vendimmarrjen tonë. Gratë , vajzat, nënat tona janë individualitete të spikatura”, tha Basha.