AKTUALITET, 12 Mars 2021, 13:29

Presidenti u përplas me Policinë Bashkiake, reagon Veliaj: Të shkonte në gjykatë, ka degaruar mendërisht

Presidenti u përplas me Policinë Bashkiake, reagon Veliaj: Të

Erion Veliaj, ka reaguar pas përplasjes së presidentit Ilir Meta, me policinë Bashkiake, kur ata po u bënin presion zyratarëve të partisë opozitare FRD, duke i nxjerrë nga selia.

Në një prononcim për News24, Veliaj tha se presidenti "ka degraduar mendërisht". Ndërkohë Meta, i bëri thirrje kryebashkiakut duke e quajtur "krye palaço", të mos ndjekë "urdhërat e të çmendurt".

"Nëse ka një problem me shkresat shkoj në gjykatë administrative, jo të zihem me grushta. Zyra është në pronësi të Bashksië së Tiranës. Sipas ligjit, partitë politike që nuk kanë mandate parlametar dhe as 1% të votave, nuk e detyrojnë Bashkinë t’ju japë zyra.

Kështu i bie që 184 parti të kenë zyra.

E kemi kërkuar lirimin nga të gjitha partitë politike. Kjo parti vendosi të sillet si zaptuese. Këtu FRD abuzon me një njeri të sëmurë, me presidentin dhe vihen me grushta.

Kjo mund të çohet në gjykatë administrative. Përdorimi i njerëzve të degraduar mendërisht…

Bashkia është gati të ndihmojë edhe burrat e alkoolizuar", tha ndër të tjera Veliaj.

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2021/03/12/video-ilir-meta-perleshet-fizikisht-me-policine-bashkiake-po-nxirrnin-jashte-kreun-e-frd/