SPORT, 29 Dhjetor 2020, 21:11

Sevilla fiton dhe parakalon Villarealin në renditje!

Sevilla fiton dhe parakalon Villarealin në renditje!

Sevilla theu tersin e përballjeve direkte ndaj Villarealit duke e mbyllur vitin 2020 me një fitore të rëndësishme.

Në Ramon Sanchez Pizjuan, skuadra e Julen Lopeteguit që nuk triumfonte prej pesë takimesh ndaj Villarealit, triumfoi me rezultatin e pastër 2-0 duke i marrë pikërisht vendin në renditje, skuadrës së Unai Emery.

Sevilla regjistroi fitoren e 3-të në katër ndeshjet e fundit teksa arriti të zhbllokonte shifrat shumë shpejt me një gol të Lucas Ocampos me penallti. Fitoren e Sevillas e vulosi El Nesyri në minutën e 53-të.

Me këtë sukses Sevilla u ngjit në vendin e 4-t me 26 pikë po aq sa edhe Villareali që zbriti në vendin e 5-të.