AKTUALITET, 20 Korrik 2020, 16:57

“S’është serioze”- Gazment Bardhi flet për negociatat: S’kërkuam kohë. Rama do të rihapë marrëveshjen e 5 Qershorit

“S’është serioze”- Gazment Bardhi flet për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pjesëmarrës në tryezën e Këshillit Politik ka treguar se PS ka kërkuar rihapjen e disa çështjeve që është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit.

Sot na u konfirmua që ne do të duhet të rihapim edhe një herë çështje që ne kemi rënë dakord. Apeli jonë ishte që ne nuk mund të hedhim në kosh një punë 6-mujore të Këshillit Politik.

Ne nuk mundemi që pas gjashtë muajsh të themi që kemi ndryshuar mendje.

PS kërkon të hapë çështje që ne kemi rënë dakord. Një orë diskutim dhe u kthyem te administrata e zgjedhjeve.

Dua të ndaj edhe një apel të fundit. Çështja e respektimit të marrëveshjes se 5 qershorit është kusht për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ka një apel të faktorit ndërkombëtar për të mos e prekur marrëveshjen dhe ne e mbështesim atë”, tha Bardhi.