AKTUALITET, 20 Korrik 2020, 14:41

Vrāu një person dhe plāgosi katër të tjerë, kush është shqiptari i dënuar me 25 vite burg që u ekstradua sot nga Belgjika

Gjon Menga, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 25 vjet burgim, për “Vrāsja në rrethana cilësuese” dhe “Armēmbajtja pa leje” u esktradua sot nga Belgjika.

Ky shtetas, në vitin 2004, ka vrārë me armē zjarri shtetasin L. S. dhe ka plāgosur katër persona të tjerë.

Gjithashtu u ekstraduan nga Belgjika dhe Italia 2 shtetas, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit për veprat penale që kanë kryer.

NJOFTIMI

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Belgjikën u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Gjon Menga, 56 vjeç, lindur në Mamurras, Kurbin.

Shtetasi Gjon Menga ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrāsja në rrethana cilësuese” dhe “Armēmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2004, ka vrārë me armë zjarri shtetasin L. S. dhe ka plagosur katër persona të tjerë.

Po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Luigj Dema, 26 vjeç, lindur në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 19 muaj e 4 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Manol Begaj alias Martin Begaj, 41 vjeç, lindur në Samatice, Berat. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për lirimin me kusht të këtij shtetasi, duke urdhëruar vuajtjen e dënimit të mbetur, 1 vit, 1 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale ”Vrasja me paramendim”. Shtetasi Menol Begaj ka vrārë me armë zjarri në qytetin e Beratit, shtetasin B. C.