TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes me dyer të mbyllura të Këshillit Politik, për të cilin tha se në tërësi diskutimet ishin pozitive.
Ai foli për listat e hapura, teksa tha se Partia Socialiste nuk i konsideron më ato si variant, por si një angazhim që duhet përmbushur.
“Hapja e listave për ne nuk është më variant, por angazhim. Ne si partia më e madhe duam ti përfshijmë qytetarët në përzgjedhje. Ne na takon të mbrojmë atë që është një arritje e madhe, por që unë e quaj si arritje të madhe të PS të rritjes së përfaqësimit të grave në Parlament”, tha Rama.
Më tej ai u shpreh se: “Kemi qëndrim sipas nesh shumë të qartë ka dhe një realitet politik i cili imponon një qasje qe për ne është e diktuar si forca më e madhe, por që kemi dhe detyrimin të krijojmë një proces dhe të arrijmë një rezultat ku nëse të gjitha palët nuk janë 100% dakord me të gjithë, së paku secila nga palët të ketë pjesën e vet le të themi.
Të vazhdojmë të diskutojmë në ishim gati të vazhdojmë diskutimin pa ndërprerje, dmth që nesër, por përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare kërkuan kohë, por ndërkohë kemi një kalendar që ka një kufi të përcaktuar në fund të këtij muaji. Besoj që diskutimi ishte pozitiv”.