AKTUALITET, 20 Korrik 2020, 15:18

Vrānë Agur Vrenozin në Fier, Gjykata lë në burg përjetë tre autorët

Vrānë Agur Vrenozin në Fier, Gjykata lë në burg

Gjykata ka dhënë burg përjetë për tre autorët e vrāsjes se Agur Vrenozit në Fier. Vrenozi u vrā gjate një grabitjeje me armē në një pikë këmbimi valutor.

Ngjarja ndodhi në 2 mars 2018 në qendër të Fierit kur Lulëzim Demiraj, Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali grābitën me armë një pikë të këmbimit valutor duke plāgosur pronarin Gëzim Hoxha dhe vrārë Agur Vrenozin.

Në grabitje e sipër tre të pandehurit qëlluan për vdekje dhe Agur Vrenozin, personin që i erdhi në ndihmë Gëzim Hoxhës, duke arritur të përleshet me njërin nga autorët e këtij krīmi të rëndë.

Ata u kapën nga polica pas disa orësh në fshatin Baltëz ku ishin fshehur.

Për shkak të cilësive qytetare që Vrenozi tregoi duke u përballur dhe përleshur me atentatorët, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në vitin 2018 i akordoi medaljen “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Ndërsa këshilli bashkiak i Fierit gjatë një vendimit të vitit 2018 shpalli Agur Vrenozin, “Qytetar Nderi” të qytetit të Fierit.