TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri britanik Boris Johnson një natë më parë është trajtuar me oksigjen për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetsore si pasojë e simptomave të Covid 19.
Ndërkohë këtë të hënë ai ka pohuar se është në gjendje të mirë shëndetsore dhe se i është nënshtruar testeve rutinë në spital për simptoma të koronavirusit.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Johnson shkruan se është në gjendje të mirë shëndetsore.
“Me këshillën e mjekut tim, unë shkova në spital për teste rutinore pasi ende ndjej simptomat e koronavirusit. Jam në humor të mirë dhe jam në kontakt me ekipin tim pasi punojmë për të luftuar këtë virus, për t’i mbajtur të gjithë të sigurt”, shkruan Johnson