AKTUALITET, 7 Korrik 2020, 15:54

Sërish pesë vīktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, rriten rastet e reja në 120 së fundmi

Sërish pesë vīktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut,

Për të dytën ditë radhazi Maqedonia e Veriut ka shënuar pesë vīktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Nga dy viktima janë shënuar në Shkup dhe Tetovë, kurse një në Kumanovë.

Ndërkohë janë rritur rastet e reja me koronavirus. 120 janë shënuar në 24 orëshin e fundit, kurse 78 kishte dje.

Shkupi vijon të jetë vatra e nxehtë me 63 raste të reja, kurse Tetova ndjek e dyta me 14. Pavarësisht shtimit të rasteve dhe viktimave sidomos në qershor- korrik, Maqedonia e Veriut ka vijuar me rihapjen, duke kërkuar vetëm përdorimin e detyrueshëm të maskës si dhe distancimin social.