Ditën e djeshme bëri bujë lajmi se mediat serbe kishin shkruar për Luana Vjollcën duke thënë se këngëtarja i urrente ata, dhe është patriote e një Shqipërie të madhe.
Patriotizmi i Luanës ka tërhequr vëmendjen e tyre dhe Luana e ka bërë të qartë duke iu kthyer një përgjigje të shkurtër,:
‘Sa mirë që e dini”.
Por moderatorja nuk është mjaftuar me kaq. Ajo ka postuar një tjetër video shumë patriotike, ku shfaqet duke kënduar këngën e mbuluar me flamurin shqiptar, e bashkëngjitur shkruan:
“Shqipëri etnike”.
Moderatorja, Luana Vjollca ka një lidhje të veçantë me Kosovën.
Lidhja e përfolur e saj me Krenarin apo martesa e motrës së saj me reperin kosovar Getoar Selimi e kanë bërë që të ketë një lidhje shpirtërore me këtë vend. E kur flitet për serbët Luana ka gjithmonë një kundërpërgjigje!